Ka ndodhur

Aksident i rëndë në dalje të Konispolit, mjeti del nga rruga, humb jetën 35-vjeçarja

Nga Gazeta ‘Si’-Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në aksin rrugor Krane-Qafëbotë, në dalje të Konispolit.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:50, ku automjeti tip “Volkswagen”, me drejtues shtetasin G. P., 43 vjeç, ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka humbur jetën pasagjerja, A. P., 35 vjeçe, bashkëshortja e 43-vjeçarit, banuese në Konispol.

Si dhe ka pësuar dëmtime pasagjeri tjetër në këtë automjet, shtetasi E. G., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas burimeve, viktima kishte martuar vëllain dhe po kthehej drejt Greqisë, ku edhe jetonte me familjen, por aksidenti rezultoi fatal për të.

Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë