Ka ndodhur

Bashkëpunoi për të djegur 3 makina në korrik, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy persona të tjerë kanë djegur qëllimisht 3 automjete në muajin korrik.

Në pranga ka rënë Elton Lushaj, 41 vjeç, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar për të djegur qëllimisht tre automjete.

Ngjarja ka ndodhur më 18 korrik në lagjen pavarësia në Vlorë, ku tre automjetet kanë qenë të parkuara poshtë një pallati.

Porositësi i vënies së zjarrit Julian Çobo 32 vjeç, si dhe ekzekutori Kreshnik Yzeiri, 40-vjeç, ranë në pranga një ditë pas ngjarjes (19 korrik 2023), ndërsa bashkëpunëtori i tretë është arrestuar një ditë më parë.

Gjykata e Vlorës ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Tri mjetet kanë qenë në pronësi të Nerizan Hoxhës, Artur Hysit dhe Petref Koshenës, të cilët atë kohë kanë deklaruar se nuk kanë konflikte.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë