Dy persona janë vënë në hetim pasi tentuan t’i ofrojnë ryshfet punonjësit të policisë.
Policia thotë se gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndaluar, automjetin me drejtues shtetasin E. GJ, 40 vjeç, pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, si dhe automjetin me drejtues shtetasin S. F, 37 vjeç pasi është konstatuar pa vendosur rripin e sigurisë.
Me qëllim shmangien e masës administrative, drejtuesit e automjetit kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë, duke i ofruar atyre një shumë prej 50 euro të vendosur brenda dokumenteve të mjetit.
Menjëherë ndaj tyre ka nisur hetimi ndërsa policia tha se ky rast e ka çuar në 76 numrin e drejtuesve të automjeteve, që kanë tentuar të korruptojnë punonjësit e Policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.