Ka ndodhur

Vodhën zyrën e avokatisë, shpallen në kërkim 3 persona: Policia gjen 30 mijë euro

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi dyshohet se janë autorë të vjedhjes së një shume parash në zyrën e një avokatie.

Tre personat kanë vjedhur në këtë zyrë rreth 9 mijë, ndërsa gjatë kontrollit të një prej banesave të autorëve janë gjetur gjithsej 30 mijë euro që dyshohet se janë vjedhur.

Policia thotë se janë shpallur në kërkim shtetasit: - E. (F). L., 40 vjeç, A. Rr., 51 vjeç, dhe E. Rr. (N)., 42 vjeçe, të tre banues në Tiranë.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, më datë 28.08.2023, kanë vjedhur 9000 euro, në kasafortën e një zyre avokatie. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Rr., shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 30 mijë euro të dyshuara të vjedhura, një automjet, veshje dhe mjete (kaçavida, dalta) që autorët i kanë përdorur gjatë vjedhjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 3 shtetasve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë