Ka ndodhur

Aksident në Elbasan/ Përplasen dy makina, humb jetën pasagjerja 58-vjeçare

Një grua ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti tragjik në Elbasan.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin I. D., 60 vjeç, pasi në autostradën “Elbasan-Tiranë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V., 34 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasja E. V., 58 vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtohej nga shtetasi I. V.

Po si pasojë e përplasjes së automjeteve, janë dëmtuar shtetasi I. V. dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të, të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë