Ka ndodhur

Tentoi të fuste mallra kontrabandë, arrestohet 23-vjeçari amerikan në Rinas

Gazeta Si – Një 23-vjeçar amerikan është arrestuar në aeroportin e Rinasit i akuzuar për kontrabandim mallrash. Mësohet se shtetasi amerikan ka tentuar të kontrabandojë në Shqipëri veshje dhe aksesorë të ndryshëm me vlerë 14.300 dollarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjatë kontrollit në valixhet e këtij shtetasi, janë gjetur mallra të ndryshme që ai nuk i kishte deklaruar në doganë, siç përcaktohet me ligj. 23 vjeçari akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë