Ka ndodhur

Aksidentoi për vdekje 6-vjeçarin, arrestohet i riu në Kavajë

Gazeta Si – Një 25-vjeçar ka rënë në pranga në Kavajë, pasi mbrëmjen e të premtes përplasi për vdekje një këmbësor 6 vjeç në qytetin e Kavajës.

Sipas policisë autori i aksidentit me iniciale K.S., është arrestuar në flagrancë dhe akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një personi.

Mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, automjeti tip “Volksëagen” që drejtohej nga 25-vjeçari, ka përplasur një shtetas 6 vjeç (këmbësor), i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë