Gazeta Si – Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e kësaj të shtune një banesë në katin e tretë të një pallati 5- katësh në lagjen “15 Tetori” në Fier.
Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës, ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba, duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




