Gazeta Si – Kryetari i Partisë Socialiste në bashkinë e Finiqit, Thoma Kallojeri, është arrestuar për shkak se drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur.
Kallojeri, 67 vjeç, mban njëkohësisht edhe postin e drejtorit të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Sarandës. Ai u ndalua në flagrancë gjatë mbrëmjes së sotme nga policia rrugore.
Gjatë kontrollit rezultoi se kreu i PS-së së Finiqit kishte sasi të lartë të alkoolit në gjak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




