Gazeta Si – Shpërthimi i një bombule sobe i ka marrë jetën 56-vjeçarit Durmish Glluçaj këtë të premte në fshatin Gjor të Selenicës në Vlorë.
Gjatë paradites, policia doli me disa pista për ngjarjen, ndërsa në përfundim të hetimeve rezultoi së shpërthimi nuk kishte ndodhur nga një granatë siç u dyshuar më herët.
Sipas policisë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm në territorin e jashtëm të banesës së 56-vjeçarit, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz.
Nga shpërthimi, Dyrmish Glluçaj ka marrë plagë të mëdha dhe si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




