Gazeta Si – Policia në Dibër ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri. Policia tha se shtetasi me iniciale L.H., 33 vjeç është arrestuar, pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe ka kanosur SH.L., dhe R.L., dy kushërinjtë e shetasit Z.L, të cilit donte t’i merrte me qera një ambient.
Falë reagimit në kohë dhe ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë është bërë parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe kapja e shoqërimi në Komisariat i shtetasit L.H.
Gjithashtu janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit dhe disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni mbi rrethanat e ngjarjes.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




