Ka ndodhur

Kukës, 55-vjeçari dorëzon një arsenal armësh në polici. I mbante të fshehura nga 1997

Gazeta Si – Një arsenal armësh dhe municione luftarake janë dorëzuar në Policinë e Kukësit këtë të enjte nga 65-vjeçar.

Sipas policisë, i moshuari i kishte përvetësuar armët gjatë vitit 1997 dhe i mbante të fshehura në banesë.

Ai ka dorëzuar në polici: 1 kallashnikov, 3 pistoleta, 3 granata, 1300 fishek pistolete, 2500 fishek kallashnikovi, 7 krehra armësh dhe 4 ndezëza të unifikuar.

Armët e zjarrit janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, për të verifikuar nëse janë përdorur ose jo, për ndonjë ngjarje kriminale, ndërsa për 65-vjeçarin ka nisur procedimi në gjendje të lirë. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë