Ka ndodhur

Dy plagosje me thikë në Mallakastër dhe Sarandë, arrestohen autorët

Gazeta Si – Një 38-vjeçar u arrestua në Mallakastër, pasi ka plagosurr me thikë një 22 vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në pedonalen e qytetit, ku pas një konflikti për motive të dobëta, 38-vjeçari ka goditur me thikë të riun. Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Për këtë rast u shoqërua në ambientet e komisariatit të policisë Mallakastër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, 38 vjeçari që sipas policisë rezulton me probleme të shëndetit mendor.

Ndërkohë, edhe në Sarandë një 20-vjeçar është arrestuar nga policia për plagosje. Mësohet se K.M., ka plagosur me thikë 21-vjeçarin J.T., pas një konflikti të çastit mes tyre.

Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori është shoqëruar në polici dhe përballet me akuzën “Plagosja e rëndë me dashje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë