Gazeta Si – Një 78-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Matit, pasi akuzohet se ka kanosur me fjalë faturisten e ujësjellësit.
Sipas policisë, mësohet se falë ndërhyrjes është bërë i mundur ndalimi i një përshkallëzimi të konfliktit mes faturistes dhe të moshuarit, i cili nuk kishte pranuar që të paguante faturën e ujit dhe është konfliktuar dhe ka kanosur faturisten pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




