Ka ndodhur

Drejtoi autobusin me pasagjerë duke përdorur telefonin, gjobitet shoferi

Gazeta Si – Një shofer autobusi i linjws Kamëz-Bërxullë wshtw kapur duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit.

Ishte një video e filmuar nga pasagjerët ajo që e nxorri zbuluar. Mësohet se ai është gjobitur me 15 mijë lekë të reja.

“Policia Rrugore Tiranë ka ndëshkuar me masën administrative 15 000 lekë, drejtuesin e autobusit, i cili është filmuar nga pasagjerët, duke përdorur celularin gjatë drejtimit të automjetit, në kundërshtim me nenin 171 të Kodit Rrugor. Respekto rregullat e qarkullimit rrugor, shpëto jetë!”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë