Ka ndodhur

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën e tij në banesë, arrestohet 57-vjeçari në Sarandë

Gazeta Si – Një 57-vjeçar i divorcuar, është prangosur në Sarandë, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht vajzën e tij 24-vjeçare.

Policia thotë se burri akuzohet për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”, pas kallëzimit nga vajza e tij 24 vjeçe, se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me të, në banesën e tyre.

Mësohet se i akuzuari, me iniciale R.Rr., me origjinë nga Lushnja, banonte së bashku me vajzën e tij prej 1 muaji në një shtëpi me qira në fshatin Dërmish, Bashkia Finiq.

Kanë qenë banorët e fshatit ata të cilët kanë vënë re veprime të dyshimta dhe kanë raportuar në polici. Pas fillimit të investigimit nga ana e policisë, e reja ka denoncuar se babai i saj abuzonte vazhdimisht seksualisht ndaj saj.

Po ashtu, policia në Sarandë, thotë në një njoftim se ka arrestuar një 67-vjeçar për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi vajza e tij 15-vjeçare e ka denoncuar se po e ngacmonte seksualisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë