Ka ndodhur

Shfrytëzonte prej një muaji 30-vjeçaren për prostitucion, kapet greku në Kapshticë

Gazeta Si – Një 28-vjeçar nga Greqia u arrestua këtë të martë në pikën kufitare të Kapshticë, i akuzuar për ushtrim prostitucioni.

Policia bën me dije se i riu kishte shfrytëzuar prej një muaji për prostitucion një 30-vjeçare greke. Ai u kap në tentativë për t’u larguar në shtetin fqinj.

Ndërkohë në kërkim nga forcat blu është dhe një person tjetër, i dyshuar se i ka vjedhur të resë shuma parash. Nga ana tjetër, 30-vjeçarja u procedua penalisht për ushtrim të prostitucionit.

“Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi. Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, – njofton policia.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, raporton policia./


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë