Nga Gazeta Si – Pasi mësuan se në cilat universitete kanë fituar të drejtën e studimit dhe duke nisur nga dita e sotme deri në 11 shtator mund të regjistrohen pranë institucioneve të arsimit të lartë.
Në një deklaratë për shtyp, Dekani i Universitetit të Tiranës Dhori Kule tha se Fakulteti Ekonomik vazhdon të jetë ndër zgjedhjet kryesore të të rinjve si një alternativë e sigurt për punësim në të ardhmen.
“Fakulteti Ekonomik ka 8500 aplikantë pra 43% e maturantëve të Shqipërisë kanë aplikuar për të ndjekur Fakultetin e Ekonomisë”, tha Dhori Kule.
Kule tha se maturantët duhet të mos nxitojnë pasi do ketë kuota lirë, duke qenë se jo të gjithë ato që janë shpallur fitues do të regjistrohen.
Kjo nuk është e vetmja procedurë për të hyrë në universitet. Maturantët kanë një mundësi të dytë aplikimi në portalin universitar U-albania nga 15 deri në 17 shtator.
Ndërsa raundi i dytë do të kryhet nga 22 shtatori deri më 1 tetor.
Kule tha se të rinjtë që regjistrohen në programet e fakultetit ekonomik kanë hapësira që të mësojnë edhe në gjuhën angleze nëse dëshirojnë.
Viti i ri akademik do të fillojë më 2 tetor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



