Ka ndodhur

Pas një viti zbardhet ngjarja në Kurbin: E la në kanal pas një sherri banal, arrestohet 59-vjeçari

Gazeta Si – Një ngjarje e cila ka ndodhur një vit më parë në Kurbin është zbardhur nga policia këtë të hënë, e cila ka arrestuar 59-vjeçarin I.L., pas hetimeve për vdekjen e një personi të dyshuar si të rrëzuar në një kanal.

Në atë kohë viktima u gjet nga familjarët me shenja jete, por ndërroi jetë pas disa orësh. Policia tha se pas një konflikti të çastit me viktimën Y.T., ky i fundit ka rënë në kanal, ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore.

Ndërkohë mësohet se, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”

Sipas provave nga grupi i hetimit, policia arrestoi shtetasin I.L., 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i cili ishte shpallur në kërkim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë