Ka ndodhur

Tjetër aksident në Sarandë, turistët italianë me motor përplasen me makinën në rrugën për te Syri i Kaltër

Gazeta Si – Dy turistë italianë, një djalë dhe një vajzë, janë lënduar këtë të hënë pas një aksidenti rrugor në aksin Sarandë-Gjirokastër.

Policia bën të ditur se një makinë është përplasur me një motomjet, në të cilin udhëtonin dy persona. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja.

Dy të dëmtuarit janë dërguar në spital, ku fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 10:15, në aksin rrugor “Sarandë – Syri i Kaltër”, në vendin e quajtur “Bistricë”, motomjeti tip “Dayang”, me drejtues shtetasin italian G. V., 27 vjeç dhe pasagjere shtetasen italiane M. P., 25 vjeçe, është përplasur me automjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin O. Zh., 22 vjeç, banues në Sarandë.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja, të cilët janë transportuar në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.    

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.

Disa ditë më parë, dy turistë italiënë humbën jetën në Sarandë, pasi motori me të cilin po udhëtonin u përplas me një automjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë