Gazeta Si – Një zjarr në landfillin e Elbasanit i rënë prej mbrëmjes së të sshtunës, është vendosur nën kontroll, por vatra vijon të mbetet aktive.
Gjatë gjithë natës është punuar për fikjen e zjarrit, ku vec zjarrëfikësve të Elbasanit, në ndihmë kanë ardhur edhe 20 efektivë të forcave të armatosura.
Këtë mëngjes, nga fusha e depozitimit të mbetjeve pranë inceneratorit del vetëm tym, por megjithatë zjarri po mbahet nën kontroll pasi mund të shpërthejë nga çasti në çast.
Ndërkohë policia mban nën kontroll zonën përreth. Vec tymit dhe smogut helmues, zjarri nuk rrezikoi shtëpi banimi apo objekte.
Po punohet për zbulimin e shkakut të shpërthimit të zjarrit pasi ky vend ruhet me roje 24 orë. Një nga pistat është zjarrvënia e qëllimshme.
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi menjëherë për situatën e krijuar në Elbasan, ku ka rënë zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve, shumë pranë inceneratorit.
Ndërkohë, ministri deklaroi se janë shtuar masat e sigurisë në fushat e mbetjeve, dhe shtoi se ka dyshime se zjarri në Elbasan, por erdhe tentativa në Fier, janë të qëllimshme.
“Kam urdhëruar Policinë e Shtetit të rrisë sigurinë pranë landfield-ëve – fushave të mbetjeve në të gjithë vendin. Kam kërkuar që edhe policitë bashkiake të krijojnë shërbim 24 orë kontrolli dhe shërbimet zjarrfikëse të jenë pranë për të parandaluar çdo zjarrvënie.
Policia e Shtetit ka dyshime që qoftë zjarri në Elbasan, qoftë tentativa në Fier janë të qëllimshme”, shkruan Taulant Balla.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




