Arsim

Shpallen fituesit për degën e Mjekësisë, 800 aplikantë për testin e informatizuar nuk u futën në provim 

Janë publikuar listat  e maturantëve fitues të degës Mjekësi e Përgjithshme. Për here të pare risija e këtij vitit ishte hyrja në garë dhe rikthimi i konkursit përmes një testi të informatizuar.

Nga 1813 aplikantë në fillim, 800 janë skualifikuar automatikisht sepse nuk kanë marrë pjesë në provimin hyrës.

Sipas përllogaritjeve të bëra nga Portali Studentor, mesatarja e pikëve të maturantëve në provimin hyrës është 60/100, ndërsa nota mesatare e shkollës së mesme është 9.9, çka hedh dyshime për nota fiktive në shkollën e mesme.

Maturantët që duan Mjekësinë tashmë detyrohen të punojnë në Shqipëri në 5 vitet e para të karrierës, sipas ligjit të miratuar tashmë në Parlament, megjithë kundërshtitë e të rinjve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë