Ka ndodhur

Shpërndanin kanabis nëpër rrugët e Tiranës, pranga 4 të rinjve

4 të rinj kanë rënë në prangat e policisë sot në Tiranë. Mësohet se ata shpërndanin të ndara në doza sasi të lëndës narkotike kanabis.

Sipas policisë, të rinjtë pasi e bënin gati në qese farmaceutike e shpërndanin drogën në rrugën “Bardhok Biba”, “Siri Kodra”, në bulevardin “Zogu i I”, dhe në Rrugën e Barrikadave.

“Në Rrugën e Barrikadave, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasit e lartpërmendur, dhe gjatë kontrollit fizik të tyre iu kanë gjetur dhe sekuestruar sasi lënde narkotike kanabis, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje, 200 qese farmaceutike që shërbejnë për ndarjen e kanabisit në doza, një grirëse për lëndën narkotike, si dhe tre aparate celulare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se u arrestuan në flagrancë të rinjtë K. K., 22 vjeç, S. K., 22 vjeç, B. D., 22 vjeç, dhe D. Sh., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë