Ka ndodhur

E zuri poshtë ashensori i lokalit ku punonte, humb jetën 17-vjeçari në Sarandë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 26 gushtit të Sarandë.

Një 17-vjeçar i cili punonte si ndihmëskamarier në Club Orange në Sarandë ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike pasi kavoja e ashensorit është këputur duke e zënë poshtë.

Sipas policisë, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1" në lokalin në pronësi të Spiro Iliazit.

Policia thotë se kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit është këputur duke zënë poshtë Antonio Delilaj 17 vjeç, ndihmës/kamarier në këtë lokal.

Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.

Policia ka arrestuar në flagrancë Lulëzim Allkushi pasi rezulton se 43-vjeçari kishte montuar ashensorin e lokalit. Ndërsa është shpallur në kërkim pronari i lokalit Spiro Iljadhi dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.

Allkushi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë