Gazeta Si – Të shtëna me armë zjarri pas një konflikti të çastit në Shëngjin, në zonën e plazhit, konkretisht te ‘Rana e Hedhun’.
Nga kjo ngjarje kanë mbetur të plagosur dy persona, Albert Gjinaj 28 vjeç, banues në Tiranë, dhe Gentian Nikolli, një 30-vjeçar që banon në Thumanë. Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.
‘Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur “Rana e Hedhun”, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë, dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B.C., F.C. dhe K.C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, – shkruhet në njoftimin e policisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




