Gazeta Si – Policia e Shtetit ka bllokuar 15 mjete lundruese nga Ksamili në Shëngjin. 12 mjete lundruese janë bllokuar nga Policia Kufitare e qarkut Vlorë, ndërsa 3 mjete lundruese janë bllokur nga Policia Kufitare e qarkut Durrës.
Mjetet e bllokuara: 6 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone. Shkeljet e konstatuara: lundrim në zonë të ndaluar, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni në bord.
-Në Dhërmi është bllokuar një mjet lundrues Jet Ski dhe drejtuesi i tij është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar.
-Në Palasë, Qeparo, Dhërmi, Himarë, Ksamil dhe Karaburun, janë bllokuar 2 Jet Ski, 5 skafe, 3 varka dhe 1 gomone dhe secili nga drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese është ndëshkuar me masën administrative 10 000 lekë, për mungesë dokumentacioni në bord.
-Në Shëngjin janë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski. 2 nga drejtuesit janë ndëshkuar secili me masën administrative 100 000 lekë, për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, ndërsa drejtuesi tjetër është ndëshkuar me masën administrative 20 000 lekë, për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues brenda afatit ligjor.
Njëri nga mjetet e bllokuara për lundrim në zonë të ndaluar, te Rana e Hedhun, është filmuar dhe publikuar edhe në rrjetet sociale.
Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese, që të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurtë dhe të qetë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



