Ka ndodhur

Aksident tragjik në Sarandë, humbin jetën dy turistë italianë dhe plagosen dy të tjerë

Gazeta Si – Dy turistë italianë të vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti të rëndë në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në aksin Sarandë-Ksamil.

Gritto Domenico 24 vjeç dhe Vicenzo Tizziano 32 vjeç, janë dy italianët që ndërruan jetë në vendngjarje, pasi motoçikleta me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet tip ‘Mercedes Benz’ rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Për shkak të përplasjes kanë mbetur të plagosur edhe 2 persona të tjerë, një 16-vjeçar dhe një 17-vjeçar me iniciale E.R., nga Saranda. Të plagosurit janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Automjeti tip “Mercedes-Benz” drejtohej nga 17-vjeçari E.R. Rrethanat e ngjarjes dhe dinamika e aksidentit po hetohet nga policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë