Ka ndodhur

I bie rrufeja teksa po kulloste bagëtitë, vdes 70-vjeçari në Dibër

Një 70-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga rrufeja në Dibër, teksa po kulloste bagëtinë.

"Rreth orës 15:30, në bjeshkët e Gramës në Dibër, shetasi R.K., rreth 70 vjeç, duke kullotur bagëtitë, dyshohet se është goditur nga shkarkesa elektrike (rrufe) dhe për pasojë ka humbur jetën", thuhet në njoftimin e policisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë