Ka ndodhur

I shpallur në kërkim për trafik droge nga Italia arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Gazeta Si – Policia e Tiranës ka arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Italisë 43-vjeçarin, Ortis Banda, i akuzuar për trafik droge.

Policia tha se ai është kapur në një apartament të marrë me qira, ndërsa është dënuar nga Gjykata e Leçes me 5 vjet, 10 muaj e 16 ditë burg për trafikim droge në bashkëpunim.

Në vitin 2012, shtetasi Ortis Banda ka trafikuar një sasi kokaine, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë në qytetin e Maniagos, me sasinë e kokainës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë