Gazeta Si – Një hotel 3-katësh, ngjitur me murin e gjimnazit “Petro Nini Luarasi” në Tiranë ka marrë flakë këtë të mërkurë.
Sipas burimeve të Gazetasi.al, zjarri ka rënë në katin e fundit (tarracën) e hotelit, i cili frekuentohet shumë nga turistë italianë gjatë gjithë vitit.



Flakët u përhapën në pjesën e verandës, ku ndodheshin dy tenda. Ndërkohë që stafi i hotelit ka larguar menjëherë klientët e hotelit.
Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarrfikësit e mbërritur në vendngjarje kanë shuar menjëhere flakët.
Policia ka nisur hetimet për shkaqet e rënies së zjarrit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.


