Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçar këngëtari i njohur italian Toto Cutugno.
Artisti i njohur ka ndërruar jetë në spitalin ‘San Raffaele’ në Milano ku ishte shtruar ndërsa lajmin e dha për agjencinë e lajmeve ANSA, menaxheri i tij, Danilo Mancuso, duke shpjeguar se ‘pas një sëmundjeje të gjatë, këngëtari ishte përkeqësuar muajt e fundit’, shkruan La Reppublica.
Cutugno u bë i famshëm në festivalin e San Remos në vitin 1983 me këngën ‘Lasciatemi cantare con la chitarra in mano…’, gjë që i solli popullaritet në mbarë Italinë e në botë.
Ai lindi në Fosdinovo, në provincën Massa Carrara, djali i një nënoficeri të marines e u rrit në La Spezia për arsyet e punës së të atit, i cili ishte edhe ai që e njohu me muzikën.
Konkursi i parë është në moshën trembëdhjetë vjeçare, më pas në të njëzetat e hershme ai fillon të formojë grupe muzikore të ndryshme deri në debutimin e tij në San Remo me grupin Albatros, një nga 15 herët ku ka marrë pjesë në festivalin e njohur, rekord të cilin e ndan me Al Bano, Peppino di Capri, Milva e Anna Oxa.
Ai ishte ende pjesë e Albatros kur filloi karriera e tij solo, suksesi i parë ishte në 1977, ku kënga ‘Donna donna mia’ u bë kënga temë e programit të Mike Bongiorno. Bashkëpunime të tjera të rëndësishme të atyre viteve janë këngët e shkruara për Johnny Hallyday, Dalida, Miguel Bosé dhe Luis Miguel.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.