Ka ndodhur

U dëmtua në punë, minatori lihet i shtrirë para spitalit në Dibër

Një minator ka mbetur i plagosur në minierën e Bulqizës.  60-vjeçari Sh.Ç është aksidentuar në galeri teksa punonte.

Minatori është lënë në hyrje të spitalit në Dibër dhe më pas kur është konstatuar është nisur me urgjencë drejt Traumës.

Ndërkohë kanë qenë të afërmit ata që kanë denoncuar rastin. Bëhet me dije se policia ka ndaluar edhe personin që e ka transportuar.

Ngjarja nuk është bërë publike nga policia dhe nuk dihet se në cilën galeri punonte 60 vjeçari Sh.Ç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë