Gazeta Si – Pesë familje në zonën e Golemit në Shkodër, kanë mbetur pa strehë, pasi banesa ku jetonin është djegur tërësisht mbrëmjen e së hënës, ku shkak dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.
Mjetet zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke izoluar flakët që të mos digjeshin shtëpitë e tjera.
Familjarët apelojnë për ndihmë, teksa një fëmijë ka pësuar djegie. Në pak minuta, mbrëmjen e së hënës, flakët të ndihmuara edhe nga era shkatërruan godinën dy katëshe, ku jetonin 5 familje me 30 persona.
Për disa orë me radhë forcat zjarrfikëse tentuan të shuajnë zjarrin por e kishin të vështirë, madje dy efektivë u plagosën gjatë aksionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




