Ka ndodhur

Gjirokastër, furgoni me 22 emigrantë të paligjshëm ndalohet nga policia dhe përplas një efektiv

Gazeta Si – Një furgon që transportonte 22 emigrantë të paligjshëm është ndaluar nga policia në aksin rrugor Përmet-Këlcyrë, ku është arrestuar drejtuesi i mjetit, 34-vjeçarin me iniciale A.H., nga Lushnja.

Gjatë aksionit për ndalimin e furgonit me emigrantë nga vendet e Lindjes së Mesme, drejtuesi i mjetit tentoi të shpëtonte dhe aksidentoi dy automjete që ndodheshin në rrugë.

Policia tha se gjatë tentativës, shoferi ka dëmtuar lehtë një punonjës policie që ishte në shërbim, i cili ka marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti furgon dhe 3 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë