Ka ndodhur

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, dy të plagosur

Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së hënës në Librazhd. Raportohet se dy automjete janë përplasur në Dragostujë në aksin rrugor Librazhd-Përrenjas.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital. Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë