Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët një lokal në Durrës

Një lokal në zonën e plazhit në Durrës është përfshirë nga flakët ditën e sotme.

Sipas raportimeve, zjarri ka përfshirë një pjesë të madhe të lokalit, duke shkaktuar dëme të mëdha monetare.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, pasi kanë mundur të largohen në kohë.

Aktualisht zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe kanë arritur të vënë nën kontroll flakët.

Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë