Ka ndodhur

Vatër zjarri pranë fshatit Nartë në Vlorë, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri është aktivizuar pranë fshatit Nartë në rrugën nacionale që lidh këtë fshat me Zvërnecin si dhe me Vlorën.

Në flakë kanë rënë toka të mbjella me shkurre dhe bimësi të zonës. Shumë pranë tyre gjenden edhe banesa të cilat rrezikojnë të digjen.

Zjarrfikësja ka mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tymi. Gjithashtu është bllokuar prej minutash edhe qarkullimi rrugor në këtë segment.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë