Gazeta Si – Një 27-vjeçar në fshatin Rreth-Kale të Dibrës, ka goditur me sende të forta, njerkën, motrën dhe vëllain e tij të mitur, si dhe i ka kanosur ata për jetën.
Sapo ka marrë njoftimin, policia ka parandaluar krimin në familje dhe ka vënë në pranga autorin. Mësohet se ngjarja ka nodhdur për motive të dobëta.
“Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, është parandaluar një ngjarje e mundshme kriminale, në familje, si dhe është arrestuar në flagrancë shtetasi , 27 vjeç, banues në Dibër”, – njoftoi policia.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




