Gazeta Si – Një 32-vjeçar, autor i dyshuar për 8 vjedhje në banesa të ndryshme, është arrestuar në Durrës. Policia tha se në pranga ka rënë O.T., 32 vjeç pas denoncimeve të marra tre muajt e fundit për vjedhje dhe tentativa vjedhjeje nëpër banesa.
Nga hetimet e kryera rezultoi se 32-vjeçari, gjatë periudhës qershor-gusht 2023, ka vjedhur në 8 banesa dhe ka tentuar të vjedhë në 6 banesa të tjera, sende personale, sende me vlerë dhe pajisje të ndryshme.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 25 ora, 5 celularë dhe bizhuteri të dyshuara të vjedhura, si dhe çelësa dhe mjete që dyshohet se i kishin shërbyer shtetasit O. T., për të kryer vjedhjet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




