Gazeta Si – Një baba ka kallëzuar në Policinë e Kukësit djalin e tij, pasi dyshonte se i kishte vjedhur paratë në shtëpi. I riu, Sh.M., 34-vjeç, kishte vjedhur nga shtëpia 60 mijë euro.
Pas denoncimit të të atit, policia i vuri prangat, e ndërsa i gjeti me vete edhe 40 mijë euro nga 60 mijë eurot që kishte vjedhur.
Ndërkohë, referuar njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit, i riu pak ditë më parë kishte vjedhur një banesë tjetër 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




