Gazeta Si – Një person që udhëtonte si pasagjer në një linjë fluturimi drejt Shqipërisë, është arrestuar nga policia sapo avioni është ulur në aeroportin “Nënë Tereza”, pasi ishte në gjendje të dehur.
Policia u njoftua nga stafi i linjës së fluturimit se i riu me iniciale E.N. 23 vjeç po konfliktohej me pasagjerët në avion për shkak se ishte i dehur. Sapo avioni u ul në pistë, 23-vjeçari u vu në pranga.
Ndërkohë, një tjetër udhëtar u procedua në gjendje të lirë, pasi tentoi të korruptonte punonjësit e policisë në aeroportin e Rinasit. 49-vjeçari me iniciale S.P. kërkonte të udhëtonte drejt Italisë, por nuk i lejohet të dali jashtë Shqipërisë drejt vendeve të BE-së pasi në vitin 2021 ishte kthyer deportiv nga Greqia. Ai i ofroi 50 Euro policit kufitar që ta lejonte të udhëtonte, por ndaj tij nisën hetimet në gjendje të lirë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




