Ka ndodhur

Mbetën në mes të detit me ‘JetSki’, shpëtohen 2 adoleshentë në Shëngjin

Gazeta Si – Ndërhyrja në kohë e Policisë Kufitare në Shëngjin i shpëtoi jetën dy të rinjve që rrezikuan të mbyteshin, pasi mjeti i tyre lundrues Jet Ski, pësoi defekt në mes të detit mbrëmjen e djeshme.

Policia arriti të lokalizonte njërin nga shtetasit pas gjysmë orë kërkimi në det. I mituri, pasagjer në Jet Ski, po tentonte të dilte në breg me not dhe pas tij është lokalizuar edhe drejtuesi i mjetit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë tërhequr në breg, mjetin lundrues Jet Ski që kishte pësuar defekt.

Të dy shtetasit që u shpëtuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata dhe familjarët e tyre kanë falenderuar shërbimet e Policisë Kufitare, për ndërhyrjen e shpejtë dhe ndihmën që iu ofruan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë