Gjykata Penale e Tiranës caktoi arrest në burg me qëllim ekstradimin për në Poloni të një 28 vjeçari të arrestua pak ditë më parë në Tiranë, i akuzuar për tentativë vrasje.
Para gjyqtarit Gert Hoxha, shtetasi polak Dominik Orlowski kërkoi që të mos ekstradohet, pasi në vendin e tij i rrezikohet jeta.
Për 28 vjeçarin, ishte caktuar arrest në burg në Poloni, ku në 10 mars të këtij viti, në bashkëpunim me persona të tjerë, ai ka qëlluar disa herë me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 shtetas, për t’i vrarë ata. Njëri prej tyre mbeti i plagosur rëndë.
Po ashtu, i riu rezulton i dënuar nga Gjykata në Poloni me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone. Nga ky dënim, 28 vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.