Një 34-vjeçar nga Librazhdi është arrestuar nga policia pasi vodhi dy herë të njëjtën xhami në Elbasan.
Autori u arrestua në flagrancë nga policia pasi uniformat blu u sinjalizuan se një person kishte tentuar të vidhte një shumë parash në një xhami.
34-vjeçari u prangos në flagrancë nën akuzën për vjedhje e mbetur në tentativë dhe vjedhje e kryer më shumë se një herë.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 34-vjeçari ka vjedhur të njëjtën xhami edhe më 3 Qershor, rast për të cilin nuk është bërë denoncim më parë.
Autori njihet si person me precedent penal për vjedhje dhe vepra të tjera penale kundër pasurisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.