Gazeta Si – Dy autorë të dyshuar për zjarrvënie në fshatin Kudhës në Himarë janë vendosur në pranga. Personat E. M., 44 vjeç dhe nipi i tij, A. L., 29 vjeç kishin marrë me qira një sipërfaqe pyjore për kullotë.
Duke pasur si qëllim rigjenerimin e saj, ata i kanë vënë zjarrin sipërfaqes pyjore. Për shkak të erës, zjarri ka marrë përmasa të mëdha duke djegur dhjetëra hektarë.
Gjithashtu, është proceduar penalisht për shpërdorim detyre S. N., 52 vjeç, banues në Himarë, me detyrë inspektor pyjeve në bashkinë Himarë.
Njëkohësisht u procedua penalisht për “Moskallëzim krimi”, një banor i zonës me iniciale J.V, 57 vjeç, pasi duke qenë bari i zonës ka parë që këta persona po vinin zjarr në disa vatra dhe nuk ka njoftuar Policinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




