Ka ndodhur

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, shpallet në kërkim autori i dyshuar

Gazeta Si – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në Gjadër të Lezhës mbrëmjen e të premtes, teksa i plagosur ka mbetur një 24-vjeçar.

Mësohet se i riu Dorjan Gjini, nga fshati Balldre është qëlluar me armë në këmbë për arsye ende të pazbuluara, ndërsa më pas është transportuar me urgjencë në spital.

Në një njoftim zyrtar policia thotë se autori i dyshuar është Gabriel Marku dhe se janë duke kontrolluar zonën për kapjen e tij.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ku i plagosur 24 vjeç mori një plumb në këmbë. Ky i fundit ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po kryen të gjitha veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.  


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë