Ka ndodhur

E zë korrenti teksa punonte në lavazh, humb jetën 15-vjeçari në Dimal

Gazeta Si – Një 15-vjeçar ka ndërruar jetë në Dimal, teksa punonte në një lavazh si ndihmës.

Policia tha se të miturin e ka zënë korrenti teksa ishte duke punuar. Për këtë arsye, shtetasi A.H., 37 vjeç, pronar i lavazhit është arrestuar për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

“Mëngjesin e sotëm, në lavazhin në pronësi të 37-vjeçarit, një shtetas 15 vjeç, banues në Dimal, i cili punonte si ndihmës, në këtë lavazh, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë, ka humbur jetën”, – njoftoi policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë