Ka ndodhur

Elbasan, humb jetën gjatë punës 45-vjeçari indian në ish-kombinatin metalurgjik

Gazeta Si – Një 45-vjeçar nga India ka humbur jetën në ish-kombinatin metalurgjik në Elbasan.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje, ku gjatë procesit të punës në fabrikën e riciklimit të aluminit, dyshohet se 45-vjeçari aksidentalisht është dëmtuar në trup, nga një pajisje pune.

Si pasojë e dëmtimeve të para, punonjësi ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë