Moti

Moti / Në juglindje reshje të shkurtra, në zonat e ulëta ditë e nxehtë, brigjet detare dallgë mbi tre ballë  

Territori shqiptar që në orët e para të ditës do të jetë nën ndikimin e intervaleve të gjata me kthjellime në të gjithë vendin.

Orët e mesditës dhe pasditja do të sjellin vranësira të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore duke provokuar rrebeshe afat-shkurtra shiu.

Ndërsa përgjatë vijës bregdetare si edhe në shumë qytete të zonave të ulëta do të ketë temperatura të larta shoqëruar me lagështirë të lartë në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet më shumë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten nga mesdita duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 39°C.

Era do të fryjë e lehtë paradite por mesatare gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë