Gazeta Si – Një 41-vjeçar në Kuçovë është plagosur me thikë gjatë një konflikti të çastit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ndërsa i plagosuri me iniciale E.B. ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor shkoi në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.
Policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen dhe po kqyren kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




